U zhvillua takimi njoftues me institucionet e sigurisë për ngritjen e kapaciteteve të AME-së
U zhvillua takimi njoftues me institucionet e sigurisë për ngritjen e kapaciteteve të AME-së

U zhvillua takimi njoftues me institucionet e sigurisë për ngritjen e kapaciteteve të AME-së

Krijuar në datën 12/05/2024

Prishtinë, 05.12.2024

Sot, në një frymë bashkëpunimi, u mbajt takimi njoftues me institucionet kryesore të sigurisë në vendin tonë.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve të synuara, me fokus të veçantë në krijimin e Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë.

Në këtë takim morën pjesë: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e ngritjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit si një komponent kyç për forcimin e kapaciteteve reaguese ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Përfaqësuesit e institucioneve vlerësuan se një qasje e koordinuar ndërinstitucionale është thelbësore për të siguruar reagim të shpejtë në situata krizash.

Pjesëmarrësit theksuan se këto ekipe janë të domosdoshme jo vetëm për Kosovën, por janë gjithashtu një parakusht për anëtarësim në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.